GStudio

Njihuni me Gertën

Themeluesja

Isha vetëm 14 vjec, kur ndjeva një pasion te brendshëm për të bukurën. Ishte një ndjesi e fortë, që më mundësonte të kuptoja gruan dhe potencialin e gjithsëcilës, përtej asaj çfarë u tregonte pasqyra.

Fillova të përjetoj magjinë e atij që më vonë do ishte profesioni i jetës sime. Proceset e prerjes së flokëve dhe grimit nuk ishin veprime mekanike, por akte shpirtërore pasi dëshiroja të dhuroja lumturi. Ende e kujtoj sa ma ngrohte shpirtin një buzëqeshje dhe një falenderim i femrave që më besuan pamjen e tyre.

Kuptova se pasioni duhej kompletuar me edukim të mëtejshëm ndaj studiova në shkolla prestigjoze në Greqi dhe Itali. Pasionit dhe idealizmit rinor i’u bashkangjit dhe profesionalizmi.

Sa më shumë shtohej pasioni aq më shumë investoja në profesionalizëm me përkushtim. Ajo që sot njihet si G-Studio është pjesë e shpirtit, e mundit tim ndër vite. Së bashku me një staf të përkushtuar dhe të trajnuar nga unë arritëm të ndërtojmë një oaz bukurie, ku e gjen veten çdo karakter, çdo individ që zbulon më të mirën.

Unë besoj se çdo grua ka bukuri dhe veçanti. Ndonjëherë bukuria është e fshehur dhe është aftësia ime për t’a nxjerrë në pah. Ky është misioni im si Gerta, jo vetëm si themeluese e G-Studio, por edhe si vajza që jeton me pasionin për të zbuluar të bukurën.

Pas 23 vitesh, G-Studio u rrit më shumë se unë dhe tani i përket çdokujt që beson në filozofinë time. Unë jam nga ato vajza që kam fatin të mos punoj, por të krijoj çdo ditë bukuri që më bëjnë të lumtur.

Not perfect but beautiful!

G   .  .  .

Mirë se vini në G Studio
aty ku kombinohet bukuria dhe inovacioni!

scissors0bw

Studio jonë është një oaz bukurie ku ofrohen një sërë shërbimesh bukurie të cilat do t'ju bëjnë të dukeni dhe ndjeheni më mirë. Skuadra jonë e talentuar është e përkushtuar në ofrimin e eksperiecave unike dhe të personalizuara të bukurisë për klientët tanë.

G Studio beson se bukuria është më shumë se sa thjesht pamja e jashtme. Ajo reflekton vetëdijen dhe personalitetin tuaj të brendshëm. Prandaj, ekipi ynë i ekspertëve merr kohë për të kuptuar nevojat dhe preferencat tuaja specifike, për të krijuar një përvojë të personalizuar dhe unike për ju. Ne jemi të angazhuar në ofrimin e kombinimit ideal të relaksit, inovacionit dhe bukurisë, në mënyrë që të largoheni nga studio jonë të relaksuar dhe zbukuruar në çdo aspekt.

Jemi krenarë të shfaqim qasjen tonë inovative në fushën e bukurisë, duke ndjekur tendencat e fundit dhe duke qënë pjesë e editorialeve të ndryshme, të cilat reflektojnë pasionin tonë për kreativitetin dhe angazhimin tonë për të qëndruar në krye të industrisë së bukurisë. Studio jonë është më shumë se sa një vend për të marrë shërbime të bukurisë; është gjithashtu një destinacion ku mund të keni një përvojë të plotë dhe të paharrueshme të bukurisë.

G-Studio ju fton të përjetoni kombinimin ideal të luksit, komfortit, inovacionit dhe shërbimit të personalizuar. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim transformues për të nxjerrë në pah një aspekt të ri tuajin përsa i përket bukurisë tuaj shpirtërore.

0 +
vite
eksperiencë
0 k
klientë
të lumtur
0 +
Bashkëpunime

Relakso trupin, mendjen dhe shpirtin
@GStudio