Egerta Shehu flet për trendet e fundit të flokëve dhe modelin më të preferuar të momentit

5-keshillat

Rikthim i Viteve `80-`90 ….kush nga ju e mban mend Bisht Pëlumbin? Epo tani ka një emër të ri, Mullet. Me ardhjen e muajve të ftohtë, ne po kalojmë nga dallgët e plazhit në prerje më të përcaktuara, tekstura natyrale dhe humor androgjen. Le të flasim pak më tepër për këto tendenca.

Mullet

Shag

Wolf Cut

Janë tre prerje të cilat mund të marrin forma dhe gjatësi të ndryshme, siç lartpërmendëm Mullet, Shag, dhe Wolf cut ose prerja e Ujkut, me të treja këto mund të luhet dhe mund të personalizohen në varësi të flokut apo dhe formës së fytyrës .

Pavarësisht se janë prerje të ndryshme të gjitha në vetvete kornizojnë fytyrën, përmirësojnë dhe plotësojnë karakteristikat e saj.

“Çdo prerje me një linjë të përcaktuar është ende shumë në modë”, thotë Egerta Shehu, e GStudio, e cila citon bobin si një stil të destinuar të qëndrojë përgjithmonë. “Nuk ka të bëjë me një gjatësi apo lloj specifik, por më tepër me një atmosferë “laje-dhe-shko”. Bobi mund të gërshetohet me Shag për një pamje më rock ‘n’ roll.

Një prerje flokësh që do jetë kudo, shag kaçurrela, do të rritet në popullaritet për muajt e ardhshëm, thotë Gerta.

“Ky është modeli më i kërkuar i flokëve në sallonin tonë,” shpjegon ajo, “është një version më i gjatë i atij tradicional dhe funksionon shkëlqyeshëm në flokë me onde, kaçurrela dhe me onde – është me të vërtetë i përshtatshëm”.

Le të flasim pak për atë model që dhe vetë Gerta ka realizuar pafund këto kohë.

Ballukja

Qoftë një e thjesht ala Mirej Matje apo e gjatë të jeni të sigurt që jeni brenda kornizës së modës për këtë stinë dhe besoj dhe të atij pasardhës.

Sa vjen e më shumë shikojmë që jo vetëm stili i veshjes Vintage rikthehet si trend, gjithashtu dhe ai i flokëve na vjen i frymëzuar nga vitet ’70, prsh Jane Birkin është një ikone e ballukeve, e cila sot e kësaj dite frymëzon shumë parukiere ta risjellin si look. Balluket XXL do të jenë kudo këtë sezon. Në fakt, Gerta konfirmon se “një në dy klientë” e kërkon në sallonin e saj, dhe ka një balluke për çdo lloj forme fytyre apo lloji floku.

Jane Birkin

Dhe për ta mbyllur: lyerjet

Të gjitha këto që sipërpërmendëm shoqërohen me penelata të lehta dhe pa ekzagjerime në tonalite .

Ngjyrat do jenë të ngrohta dhe të përdorura mirë për të evidentuar prerjen. Shkëlqimi është çelësi i këtij sezoni, ngjyra të plota, të ngrohta dhe monokrome.

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *