Krishtlindjet plot elegancë të Fjodora Fjorës
Është thënë vazhdimisht se bukuria klasike e mbi të gjitha ajo natyralja nuk do të dalë kurrë nga moda.
Pikërisht, këtë ka vendosur te sjellë për LIVING dhe stilistja e flokëve Gerta Shehu, e cila, me moderatoren e mirënjohur Fjodora Fjorën kanë tentuar për një look, i cili na kujton periudhën e Hollivudit të vjetër dhe glamurit mëse të pranishëm, sidomos në periudhat festive.
SHARMI dhe ELEGANCA janë tipare të cilat çdo femër i mbart bukur brenda vetes, por ku ka më bukur kur ato shpalosen me po të njëjtën thjeshtësi sa dhe me pompozitet, nëpërmjet dukjes së jashtme dhe kurimit të saj deri në
detaj. FRYMËZIMI i Gertës këtë herë ka qenë pikër isht dëshira për ta nxjerrë Fjodorën jashtë kornizave të pamjes së saj të përditshme, siç jemi mësuar ta shohim vazhdimisht: një grua, nënë, moderatore “on the go”, e cila dhe me fustanin më të thjeshtë duket seksi.
Këtë herë, njeriu që kuron imazhin e shumë femrave në kryeqytet duke bërë edhe revolucion në imazhet e tyre ka synuar një qasje më artistike lidhur me paraqitjen e personazhit në këtë set. E apasionuar pas të bukurës fine dhe të pastër e simetrisë karakterizuese të veprave më të njohura të Henri Mattise, Greta Garbo rilind në këtë set nëpërmjet Gerta Shehut, fotografuar mjeshtërisht nga fotografi i njohur Ergys Zhabjaku.
E gjithë kjo “lojë” bëhet për të dhënë një ide ndryshe për të gjitha zonjat e zonjushat e LIVING, të cilat ndoshta akoma janë duke pritur për sugjerime e frymëzime lidhur me veshjen apo grimin e flokët, në mënyrë që të shkëlqejnë në festat që nuk kanë të mbaruar gjatë këtyre ditëve.
NJË DUKJE SA “E THJESHTË”, por aq dhe e pakohë. Një fustan i bardhë, një krehje e mirëmenduar, e stiluar, prezenca plot vetëbesim dhe “voilà”, pamja ideale për të kaluar këtë “Krishtlindje te Bardhë” (siç dhe vetë kuratorja e imazhit pëlqen ta quaj këtë ide).
Behind the scenes
- CREATIVE DIRECTOR: EGERTA SHEHU
- HAIR & MAKE UP: EGERTA SHEHU – GSTUDIO
- PHOTOGRAPHY: ERGYS ZHABJAKU
- DESIGN & LAYOUT: EDI BUJARI
- OUTFIT: TIERR BY TIERR